Art&Argëtim

“Vrasje-vetëvrasje”, gjendet e vdekur modelja në SHBA, së bashku me trupin e saj ndodhej dhe një 34-vjeçar

1 Shtator 2021, 17:07 Nga DOSJA
“Vrasje-vetëvrasje”, gjendet e vdekur modelja në SHBA,

SHBA- Një modele e njohur në Instagram është vrarë ditën e sotme në Teksas. Independent shkruan se Janae Gagnier, e cila kishte 2.6 milion ndjekës në Instagram mes tyreb edhe reperët Meek Mill, Snoop Dogg, Cardi B dhe Megan Thee Stallion dhe njihej në internet si Miss Mercedes Morr, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në periferi të Houston, Richmond.

Ndërkohë që së bashku me modelen, gjithashtu u gjet i vdekur edhe një burrë 34-vjeçar brenda në banesë. Kevin Alexander Accorto nga Florida, sipas raportit vdiq nga forca të mprehta, ndërkohë që vdekja e tij u përcaktua si një vetëvrasje.

Në këtë pikë të hetimit, nuk besohet se ka pasur një lidhje midis të dyshuarit dhe viktimës. Në këtë pikë, kjo po konsiderohet një vrasje-vetëvrasje dhe është një hetim në vazhdim për të përcaktuar motivin në këtë rast,” tha zëdhënësi i policisë së Richmond.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz cardi b janae gagnier meek mill megan thee stallion snoop dogg cardi b janae gagnier meek mill megan thee stallion snoop dogg

Sondazh

Poll