Art&Argëtim

Kanye West nuk dorëzohet, koleksioni “Donda” e sjell sërish pjesë të garës presidenciale në 2024

1 Shtator 2021, 09:04 Nga DOSJA
Kanye West nuk dorëzohet, koleksioni “Donda” e sjell

ShBA –  Kanye  West ka paralajmëruar kandidaturën e tij për zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2024 nëpërmjet veshjeve më të reja të koleksionit të tij “Donda”, emri i nënës së Kanye West.

Ky koleksion vjen në bashkëpunim me brandin Balenciaga dhe dizajni paraqet katër  modele bluzash që kanë të stampuar një fëmijë, stemën e SHBA, Shtëpinë e Bardhë dhe e fundit paraqet vitin 2024, pra vitin e zgjedhjeve presidenciale.

Çmimet fillojnë nga 60 dollarë dhe shkojnë deri në 200 dollarë. Duket se shitjet po ecin mjaft mirë pasi sasia e veshjeve është drejt fundit.

Kanye West pësoi një disfatë të rëndë gjatë zgjedhjeve presidenciale të kaluara, por duket se reperi nuk është dorëzuar dhe do të provojë përsëri të fitojë besimin e amerikanëve. Koleksioni më i ri i veshjeve “Donda” është i gjithi i dedikuar fushatës së ardhshme elektorale.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kanye west per president koleksioni donda zgjedhjet e 2024 kanye west per president koleksioni donda zgjedhjet e 2024

Sondazh

Poll