Art&Argëtim

Shoku i ngushtë i feston 90 vjetorin! Bill Gates i bën urimin e veçantë investitorit më të madh në botë, vesh përparës

1 Shtator 2021, 11:20 Nga DOSJA
Shoku i ngushtë i feston 90 vjetorin! Bill Gates i bën urimin e

SHBA – Warren Buffett, një nga investitorët më të mëdhenj në botë, mbush sot 90 vjeç. Warren zotëron Berkshire Hathaway dhe blen biznese të mëdha të drejtuara nga njerëz brilantë, duke u dhënë më pas autonominë për të marrë vendimet e tyre.

Në këtë ditë të veçantë, nuk ka munguar as edhe një urim nga miku i tij, Bill Gates, i cili  shprehet se ka mësuar shumë prej tij.

Warren ka mprehtësinë mendore të një 30-vjeçari, të qeshurën e një 10-vjeçari dhe dietën e një fëmije 6 vjeç. Kjo sepse sipas tij, një fëmijë në klasë të parë ka rezultate shumë të mira intelektuale, ndaj Warren vendosi të hajë si një i tillë. Mesa duket ai nuk ishte duke bërë shaka. Warren ka ende një shpirt aq rinor saqë është e lehtë të harrosh se dikur ishte një i ri, i cili sapo kishte filluar në karrierën e tij. Këtu ai është me gruan e tij të parë, Susan, dhe dy fëmijët e tij , Susie dhe Howard. (Pjetri nuk kishte lindur akoma.)  Kjo fotografi është bërë në vitin 1956, rreth kohës kur Warren filloi Buffett Partnership, firma investuese që përfundimisht u shndërrua në Berkshire Hathaway.

Unë  nuk mund të rendis të gjitha interesat që unë dhe Warren ndajmë. Por një gjë që zbuluam herën e parë që u takuam është se ne të dy e duam matematikën dhe numrat. Kështu, për nder të ditëlindjes së Warren, mendova të ndaj disa numra që lidhen me miqësinë tonë.

30 : Numri i viteve që Warren ka kaluar duke fjetur gjatë jetës së tij (supozoj se ai fle 8 orë natën)

10,649 : Dita që kur u takuam për herë të parë, më 5 korrik 1991

2 : Numrat e telefonit që kam të listuar si thirrje emergjente në zyrën time – Melinda dhe Warren

E pallogaritshme : Ndikimi që Warren ka pasur në botë duke u zotuar se do t’i japë virtualisht të gjithë pasurinë e tij shoqërisë.

Një nga cilësitë më të admirueshme të Warren është ndjenja e patundur qw ai ka pwr tw  drejtën dhe të gabuarën, një tipar që  mund ta ketë marrë nga babai i tij, Howard, një agjent  aksionesh  dhe përfaqësues i SHBA nga Omaha. Gjatë mandatit të parë të Howard, Kongresi fitoi një rritje pagash. Howard refuzoi të merrte para shtesë: Në fund të fundit, ai ishte zgjedhur me pagën më të ulët. Warren ka të njëjtin nivel të lartë etike.

Warren ka një sy fenomenal për talentin. Ai blen biznese të mëdha të drejtuara nga njerëz brilantë, dhe më pas u jep atyre autonominë për të marrë vendimet e tyre. Shumica e menaxherëve në bizneset e Berkshire qëndrojnë për dekada, shpesh duke kaluar moshën e pensionit. Edhe nëse bëjnë disa gabime, ata e dinë që Warren do t’i mbështesë.

Për vite të tëra, ai admiroi mendjemprehtësinë e Rose Blumkin për biznesin. Ajo hapi Nebraska Furniture Mart në 1937 dhe e ktheu në biznesin më të madh të mobiljeve në vend. Në 1983, ai e bleu kompaninë nga “Znj. B., ”siç njihej ajo. Ajo hapi një biznes rival përballë rrugës , të cilin ja shiti po ashtu Warren.

Për sa kohë që e njoh Warren, qasja e tij ndaj jetës dhe punës ka mbetur konstante.E mahnitshme është , në fakt, sa pak ai ka ndryshuar edhe pse Berkshire Hathaway është bërë jashtëzakonisht e suksesshme. Ai ka marrë pjesë në takimet e aksionarëve për dekada të tëra dhe merr edhe sot – edhe pse vendet janë zgjeruar pak.

Edhe pse Warren punon jashtëzakonisht shumë, ai gjithmonë ka kohë për aktivitete. Këtu është duke hedhur topin e parë  në një lojë bejsbolli të “Omaha Royals” në ligën e vogël, dhe është i ftuar në një episod të “All My Children” përballë Susan Lucci dhe Jill Larson.

Nga të gjitha gjërat që kam mësuar nga Warren, gjëja më e rëndësishme është miqësia. Siç e tha vetë Warren disa vjet më parë kur folëm me disa studentë kolegji, “Ju do të ecni në rrjedhën e njerëzve me të cilët shoqëroheni. Pra, është e rëndësishme të shoqëroheni me njerëz që janë më të mirë se ju. Miqtë që keni do t’ju formojnë karakterin. Bëni disa miq të mirë, mbajini ata për pjesën tjetër të jetës tuaj, por lërini ata të jenë njerëz që ju i admironi dhe i pëlqeni. ”

Një person që unë e admiroj dhe më pëlqen – ky është përshkrimi i përsosur i asaj që ndiej për Warren. Gëzuar ditelindjen miku im, ka shkruar Gates, teksa ndan me ne videon që ka përgatitur për mikun e tij.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz bill gates uron shokun e ngushte warren buffett feston 90 vjetorin bill gates uron shokun e ngushte warren buffett feston 90 vjetorin

Sondazh

Poll