Art&Argëtim

Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë euro

1 Shtator 2021, 08:23 Nga DOSJA
Spitali i Dibrës mbetet pa furnizime, Bebe Rexha dhuron 10 mijë euro

SHBA-Bebe Rexha ka kërkuar nga të gjithë ndjekësit e saj që të ndihmojnë për një kauzë shumë speciale, ndëkohë që vetë ka dhuruar 10 mijë euro. Këngëtarja me origjinë shqiptare kërkon që fansat e saj të ndihmojnë Spitalin e Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut. Ajo shkruan se aty nuk ka mjaftueshëm pajisje e se duhet ndihmë.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar artistja Rexha në thirrjen e saj publike në InstaStory.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz bebe rexha spitali i dibres bebe rexha spitali i dibres

Sondazh

Poll