Sport

Manaj i thotë lamtumirë Barcelonës: Faleminderit për pritjen e mirë, do të jeni gjithmonë në zemrën time

1 Shtator 2021, 09:02 Nga DOSJA
Manaj i thotë lamtumirë Barcelonës: Faleminderit për pritjen

Rey Manaj nuk arriti të qëndronte tek ekipi i parë i Barcelonës edhe pse i shkoi shumë pranë duke luajtur në miqësore dhe duke u stërvitur me ekipin e parë rregullisht. Sulmuesi shqiptar do ta vazhdojë karrierën e tij tek Spezia në Seria A.

Manaj do huazohet në Seria A, me Spezian që do ketë mundësi ta blejë në fund të sezonit. Rey Manaj është në Poloni ku po stërvitet me kombëtaren në prag të ndeshjes kundër Polonisë, por kjo nuk e ka penguar sulmuesin që të bëjë një postim falenderues për Barcelonën.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua që t’ju falënderoj shumë të gjithëve për mbështetjen te Barcelona. Ndihem krenar që kam qenë pjesë e kësaj familjeje të madhe që gjithmonë do të mbetet në zemrën time. Falenderoj të gjithë shokët e mi për trajtimin që më kanë bërë, pritjen e mirë, njësoj si edhe për të gjithë trajnerët, pjesëtarët e stafit dhe të gjithë punonjësit e klubit më të madh në botë. Do të jeni gjithmonë në zemrën time”, shkruan Manaj në ‘’Instagram’’.

 

 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona rey manaj barcelona rey manaj

Sondazh

Poll

Sport 1 Shtator 2021, 08:25

Pele shtrohet në spital

BRAZIL – Pele ka thënë se ai i është nënshtruar disa ekzaminimeve rutinë në spital dhe se është në gjendje të mirë ,duke mohuar zërat për një përkeqësim të shën...