Bota

A lejon vaksina që gjyshërit të përqafojnë lirisht nipërit e mbesat që se kanë marrë dozën? Ekspertët japin përgjigj

1 Shtator 2021, 10:07 Nga DOSJA
A lejon vaksina që gjyshërit të përqafojnë lirisht

ShBA – Dy janë arsyet më të mëdha pse gjyshërit dhe gjyshet janë plotësisht të fokusuar tek vaksinimi përpara dimrit. E para patjetër është që të mbrohen nga virusi dhe të mos rrezikojnë jetën.

Dhe e dyta, të kenë mundësinë të takojnë fëmijët dhe nipërit apo mbesat. Por a ofrohet siguri për jetën kur brezi i tretë është i pavaksinuar? Kjo është një nga pyetjet më të shpeshta që u bëhet specialistëve të shëndetit dhe CNN ka publikuar përgjigjen pas konsultimit me ekspertët.

Vaksina ka efektin kryesor përsa i përket rritjes së imunitetit, ajo të mbron nga virusi por nuk të bën të paprekshëm. Kjo është dhe arsyeja se pse ekspertët këshillojnë që të tregohet sërish kujdes. Edhe pse pas marrjes së dozës së dytë imuniteti është më i lartë se më parë, sërish ekziston mundësia që të merret virusi.

Megjithatë ajo që vlen të thuhet është se mbrojtja është shumë e lartë dhe shansi për t’u prekur është shumë i vogël. Edhe nëse brezi i parë, pra gjyshërit dhe gjyshet preken, simptomat do të jenë shumë të lehta, pa pasur rrezik për jetën.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjysherit dhe vaksina pergjigja nga cnn gjysherit dhe vaksina pergjigja nga cnn

Sondazh

Poll