Bota

Zhvillohet sot seanca e parë ndaj ish-ministres së Integrimit Europian në Kosovë, Dhurata Hoxha dhe 4 zyrtarë të tjerë ak

1 Shtator 2021, 09:12 Nga DOSJA
Zhvillohet sot seanca e parë ndaj ish-ministres së Integrimit Europian

KOSOVË– Sot në orën 10 ka filluar seanca gjyqësore ndaj ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ish-sekretarit Kushtrim Cukaj dhe tre të tjerëve, Fitim Mustafa, Demush Shasha e Nuhi Osmani, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Aktakuza ndaj Hoxhës dhe të tjerëve është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 7 korrik 2021 ku ish-ministrja Hoxha, ish-sekretari Cukaj dhe Mustafa po akuzohen se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2 lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Shasha dhe Osmani po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora demush shasha dhurata hoxha fitim mustafa kushtrim cukaj nuhi osmani demush shasha dhurata hoxha fitim mustafa kushtrim cukaj nuhi osmani

Sondazh

Poll