Bota

‘Unë pres që të vazhdoj në vjeshtë’, Kurti flet mbi vijimin e dialogut Kosovë-Serbi

1 Shtator 2021, 09:26 Nga DOSJA
‘Unë pres që të vazhdoj në vjeshtë’, Kurti

SLLOVENI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se pret që takimi i ardhshëm i negociatorëve kryesorë në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të mbahet në vjeshtë.

Sipas mediave serbe, Kurti tha në Bled ku po mbahet forumi strategjik, i pyetur nga gazetarët se çfarë pret nga pjesëmarrja e sotme, ai tha se pret që të vërtetohet rëndësia e BE -së për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas.

BE -ja duhet të mbrohet dhe besoj se reformat e brendshme në BE dhe procesi i zgjerimit janë komplementare‘ – tha Kurti.

Ai ka thënë se megjithatë kjo varet nga ndërmjetësi i negociatave, Josep Borell dhe nga Përfaqësuesi Speciale, Miroslav Lajcak.

Ne kemi pasur dy takime, dhe ndoshta do ta kemi edhe të tretin në vjeshtë, por kjo varet edhe nga ndërmjetësuesit z. Borel dhe z. Lajcak”, ka thënë Kurti.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011. Në dialog, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Dy takimet e mbajtura midis Kurtit dhe Vuçiç gjatë dy muajve të fundit nuk kanë prodhuar rezultat pozitiv, përkundrazi në takimin e mbajtur dy ditë më parë u shoqërua me akuza dhe kundër akuza midis dy palëve. Takimet për dialogun Kosovë-Serbi nisën gati 10 vite më parë dhe patën një ndërprerje disa vjeçare ku përfaqësues të BE-së janë shprehur optimist në arritjen e një kompromisi.

Lajmi kryesor/ Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll