Bota

E rëndë në Kosovë, 29-vjeçarja shtatzënë humb jetën nga Covid-19, 4 gra të tjera në terapi intensive në gjendje të r

1 Shtator 2021, 09:35 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë, 29-vjeçarja shtatzënë

KOSOVË– Një grua shtatzënë ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar doktoresha e mjekimit intensiv, Agreta Gecaj-Gashi, e cila ka deklaruar se 29-vjeçarja ka vdekur të hënën. Ajo ka deklaruar se viktima nuk ka qenë e vaksinuar.

Pardje ka vdekur, nuk ka qenë e vaksinuar. Viktima ka qenë e lindur në vitin 1991”, ka deklaruar Gecaj Gashi.

Sipas Gashit, aktualisht janë dhe 4 gra shtatzëna që po trajtohen me mjekim intensiv pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ndërkaq drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, ka treguar për Express se viktima ka qenë në javët e para të shtatzënisë.

Pacientja ka ardhur nga Gjilani, ka qëndruar një kohë të shkurtë në Gjinekologji, pastaj në konsultim me mjekët tjerë është transferuar në mjekim intensive qendror. Ka qenë shtatzëni e hershme, në javën e 6-të”, ka deklaruar Ismajli.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora agreta gecaj-gashi humb jetën gruaja shtatzënë jakup ismajli koronavirusi ne kosove agreta gecaj-gashi humb jetën gruaja shtatzënë jakup ismajli koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll