Bota

Raporti i CDC: Efektiviteti i vaksinave ka rënë në 75% por gjithsesi ndihmojnë në parandalimin e shtrimit në spital

1 Shtator 2021, 07:43 Nga DOSJA
Raporti i CDC: Efektiviteti i vaksinave ka rënë në 75% por

SHBA- Megjithëse vaksinat COVID-19 janë më pak efektive kundër variantit Delta, ato janë akoma jashtëzakonisht efektive në parandalimin e shtrimit në spital, sipas të dhënave të paraqitura të hënën në Komitetin Këshillimor i CDC për Praktikat e Imunizimit në SHBA.

Sipas mediave vendase, meqenëse variant Delta është bërë lloji dominues i koronavirusit, efektiviteti i vaksinës kundër shtrimit në spital ka rënë në 75% nga 95% që ishte në fillim. Në të rriturit mbi 75 vjeç, efektiviteti i vaksinës kundër shtrimit në spital ka rënë pak, por ishte ende mbi 80% në fund të korrikut. Për moshat 18-49 vjeç, efikasiteti ishte rreth 94%.

Vaksinat mbeten efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe sëmundjeve të rënda, por mund të jenë më pak efektive në parandalimin e infeksionit ose sëmundjeve më të lehta simptomatike,” tha Sara Oliver, shkencëtarja e CDC që prezantoi informacionin.

Në një analizë të të dhënave të lëshuar nga CDC të Dielën, të rriturit e pavaksinuar kishin 17 herë më shumë gjasa të shtroheshin në spital sesa të rriturit e vaksinuar. Shkalla e shtrimit në spital ishte më e lartë për njerëzit e pavaksinuar në të gjitha grupmoshat.

Ndër të vaksinuarit plotësisht, njerëzit që u shtruan në spital ishin shumë më të vjetër, më shumë gjasa të ishin banorë të shtëpive të pleqve dhe më shumë gjasa të kishin tre ose më shumë gjendje të tjera mjekësore. Gati një e treta kishte gjendje imunosupresive.

Që kur varianti Delta u bë dominues, efektiviteti i vaksinës kundër parandalimit të infeksionit ka qenë nga 39% në 84%. Rënia e efikasitetit mund të lidhet me natyrën shumë ngjitëse të variantit Delta dhe zbehjen e mbrojtjes nga vaksina me kalimin e kohës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota efektiviteti i vaksinave raporti i cdc varianti delta efektiviteti i vaksinave raporti i cdc varianti delta

Sondazh

Poll

Bota 1 Shtator 2021, 06:41

AFGANISTAN– Presidenti amerikan Joe Biden ka mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani, një veprim që çoi në kthimin e mil...