Aktualitet

U ndalua gjatë natës nga policia e Durrësit! 17-vjeçari tenton të largohet, hedh çantën me armë në drejtim të një ban

1 Shtator 2021, 06:37 Nga DOSJA
U ndalua gjatë natës nga policia e Durrësit! 17-vjeçari

DURRËS– Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi është kapur me armë zjarri me vete. I riu u ndalua në orën 04:00 në lagjen numër 6 në qytetin bregdetar. Pas thirrjes së punonjësve të Policisë, 17-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim. Pasi është ndjekur nga efektivët, i riu ka hedhur në oborrin e personit me incialet G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë. Pasi u ndoq nga policia, ai mundi të kapej dhe tashmë do të përballet me veprën penale ‘armëmbajte pa leje’.

NJOFTIMI I POLICISË:

DurrësGoditet brenda javës, rasti i tretë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Durrësit.Lëvizte me armë zjarri me vete dhe gjatë ndjekjes nga Policia e hodhi atë, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në territor, për kapjen e personave në kërkim ose të atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, kanë konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të Policisë nuk i është bindur urdhrit për ndalim.Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje arrestohet 17 vjecari ne durres arme pa leje arrestohet 17 vjecari ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 20:42

ITALI– Aron Tila, 4-vjeçari që humbi jetën nën gërmadhat e ndërtesës që u shemb pas shpërthimit të një bombole gazi, është përcjellë sot për në banesën e...