Aktualitet

Po luante në oborrin e banesës! Nipi qëllon dajën në Përmet me armë sportive, i riu jashtë rrezikut për jetën, policia

1 Shtator 2021, 06:18 Nga DOSJA
Po luante në oborrin e banesës! Nipi qëllon dajën në

PËRMET– Një plagosje aksidentale ka ndodhur ditën e djeshme në Përmet. Nipi i mitur ka plagosur aksidentalisht dajën e tij me armë sportive. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së djeshme.

I mituri R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive dajën e tij shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet. Daja i të miturit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nipi qellon dajen permet te shtena me arme ne permeyt nipi qellon dajen permet te shtena me arme ne permeyt

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 20:42

ITALI– Aron Tila, 4-vjeçari që humbi jetën nën gërmadhat e ndërtesës që u shemb pas shpërthimit të një bombole gazi, është përcjellë sot për në banesën e...

Aktualitet 31 Gusht 2021, 18:52

Aktivizohet një vatër zjarri në Pilur të Himarës

HIMARË– Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Mësohet se flakët aknë përfshirë një hapësirë me bimësi në Pilur të Himarës. Konkretisht...