Bota

Proçesi i vaksinimit në vendet e BE-së, von der Leyen: 70% e të rriturve janë vaksinuar plotësisht

31 Gusht 2021, 12:17 Nga DOSJA
Proçesi i vaksinimit në vendet e BE-së, von der Leyen: 70% e

BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën (31 gusht) se 70 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Me këtë shifër, BE-ja ka arritur objektivin e vendosur muajin në janar që deri në fund të verës të vaksinohen 70 për qind e të rriturve.

Sot shënuam një arritje të rëndësishme në fushatën tonë të vaksinimit. Në BE 250 milionë njerëz janë plotësisht të imunizuar“, tha Von der Leyen përmes një videoje të postuar në internet.

Lufta globale kundër pandemisë së COVID-19 tani zhvillohet përmes betejës me variantit Delta, një lloj më ngjitës i koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur frikën se pandemia mund të vrasë edhe 236,000 njerëz në Evropë deri më 1 dhjetor. Rajoni evropian që mbulohet nga OBSH përfshin 53 vende.

Brukseli ka theksuar nevojën që BE-ja të zvogëlojë dallimet në shkallën e vaksinimit midis shteteve anëtare si dhe u ka bërë thirrje autoriteteve kombëtare të bëhen gati për një dozë të tretë të vaksinës, sapo të dhënat shkencore ta konfirmojnë se ajo është e nevojshme.

Shkalla e të rriturve të vaksinuar plotësisht është rreth 20 për qind në Bullgari, 32.8 për qind në Rumani, 49 për qind në Sllovaki dhe 58.1 për qind në Poloni.

Disa vende të BE-së kanë shkallë më të lartë të vaksinimit, përshembull, Franca 72.5 për qind, Gjermania 70.6, Spanja 76.7 dhe 85.5 përqind Irlanda, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ursula von der leyen vaksinimi ne europe ursula von der leyen vaksinimi ne europe

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 12:02

Zgjedhjet në Gjermani përballë së panjohurës

GJERMANI– Rezultati i institutit demoskopik Forsa i ditëve të fundit erdhi papritur. Sipas tij socialdemokratët (SPD) kryesojnë në sondazhe, për herë të p...