Bota

Akuzohet për sulme seksuale, ish-guvernatori Andrew Cuomo “fshihet” në shtëpinë e një shoku në Hamptons

31 Gusht 2021, 10:42 Nga DOSJA
Akuzohet për sulme seksuale, ish-guvernatori Andrew Cuomo

SHBA– Spekulimet po qarkullojnë se ish -guvernatori, Andrew Cuomo është fshehur në Hamptons pasi u largua nga Rezidenca Ekzekutive në Albany.

Sipas NY Post, burime të shumta thonë se ai po qëndron në shtëpinë e një shoku të tij të vjetër Dr Jeffrey A Sachs në Southampton.  Andrew Cuomo dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji pasi hetimi i Prokurores së Përgjithshme, Letitia James zbuloi se ai ngacmonte ose keqtrajtonte seksualisht 11 gra.

Kjo nuk është hera e parë që Sachs, një ish-futbollist, i dha mundësinë për të përdorur apartamentin e tij pas ndajres së Cuomos nga bashkëshortja. Sachs është gjithashtu kumbar i vajzës së Andrew, Michaela.

Sachs është gjithashtu afër vëllait të Andrew, spikerit të CNN, Chris Cuomo, i cili gjithashtu ka një vend në Southampton. Besohet se Andrew gjithashtu ka kaluar kohë atje, si dhe me motrën e tij Maria në Westchester.

Kur u pyet se ku do të jetonte, Andrew I tha New York Magazines, “Unë nuk po zhdukem. Unë kam një zë, kam një perspektivë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Dhe detajet nuk janë aq të rëndësishme për mua për t’ju thënë të vërtetën.”

Para se të largohej nga Rezidenca Ekzekutive, NY Post raportoi se gjërat e tij ishin në shtëpinë e motrës së tij, Maria Cole dhe shtëpisë së bashkëshortit të saj Kenneth Cole në Westchester.

NY Post raportuar më parë këtë muaj se Andrew nuk zotëron ndonjë pronë në emër të tij, sipas të dhënave publike në dispozicion. Ai jetonte me ish-in e tij, Sandra Lee, por ai u largua  në vitin 2019. Lee shiti shtëpinë në Mount Kisco për 1.85 milion dollarë në vitin 2020.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota andrew cuomo chris cuomo letitia james andrew cuomo chris cuomo letitia james

Sondazh

Poll