Bota

Shtimi i rasteve në Zvicër, mjeku shqiptar: Më vjen turp që shqiptarët po bëhen ‘motorri’ i valës së katërt

31 Gusht 2021, 11:22 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve në Zvicër, mjeku shqiptar: Më vjen turp që

ZVICËR– Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi ka folur rreth situatës së Covidit në vend ku është shprehur se 80% e pacientëve të shtruar në spital janë shqiptar.

Përmes një statusi në Facebook, Cuculi ka thënë se shqiptarët janë motori i valës së katërt të COVID-it në Zvicër dhe shprehet se ndjehet i turpëruar nga kjo gjë.

”Është fakt që në spitale të ndryshme në Zvicër deri 80 % e pacientëve me Covid-19 janë shqiptarë. Shteti zviceran e bëri të veten dhe na e mundësoj vaksinimin e hershëm. Ne këtë nuk e bëmë dhe shkuam të festojmë dasmat në një verë të cmendur e cila do na koshtojë shumë jetë. Nuk është e tepruar të thuash që shqiptarët janë motori i valës së IV të Covidit në Zvicër. Nuk e shoh kontributin tonë në këtë shoqëri në këtë mënyrë. Në fakt më vjen turp.”- shkruan ai.

Thirrjet e Cuculit për vaksinim kanë qenë sot edhe pjesë e gazetës prestigjioze zvicerane Blick. Cuculi përmes kësaj gazete iu është drejtuar edhe bashkatdhetarëve shqiptarë duke kërkuar që të vaksinohen.

Shkrimi i tij i plotë:

Të nderuar. Shume faleminderit të gjithëve për reagimet e shumta rreth artikullit në gazetën “Blick” dhe rreth apeleve që i kam bëre në rrjetet sociale për vaksinimin e popullatës kunder Covid-19. Më kanë ardhur edhe reagime të ashpra dhe ofenduese por këtë gjë e kam pritur dhe nuk më brengos aspak.

Është fakt që në spitale të ndryshme në Zvicër deri 80 % e pacientëve me Covid-19 janë shqiptarë. Shteti zviceran e bëri të veten dhe na e mundësoj vaksinimin e hershëm. Ne këtë nuk e bëmë dhe shkuam të festojmë dasmat në një verë të cmendur e cila do na koshtojë shumë jetë. Nuk është e tepruar të thuash që shqiptarët janë motori i valës së IV të Covidit në Zvicër. Nuk e shoh kontributin tonë në këtë shoqëri në këtë mënyrë. Në fakt më vjen turp.

Ndodhi cka ndodhi dhe tani duhet të shikojmë përpara dhe të pregaditemi për vjeshtën që e kemi para derës. Vaksinimi masiv është zgjidhja e vetme, këtu në Zvicër dhe poashtu në Ballkan. Nuk ka rrugë tjetër.

Covidi na i mbyti më të dashurit tonë, na i morri shpesh herë në moshë shumë të re. Ata që na ofendojnë neve që bëjmë këtë kampanjë janë ose shumë të paditur ose shumë të pashpirtë, ose te dyja. Sidoqofte, unë dhe koleget e kolegët e mi nuk do të ndalemi. Është detyra e jonë dhe amaneti i atyre që e humbën jetën duke luftuar këtë virus.

Ju lutem vaksinohuni!

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota florim cuculi koronavirusi ne zvicer florim cuculi koronavirusi ne zvicer

Sondazh

Poll