Bota

‘Jam më i fortë se virusi’, polici italian që ishte kundër vaksinimit humb jetën i infektuar me Covid-19

31 Gusht 2021, 10:20 Nga DOSJA
‘Jam më i fortë se virusi’, polici italian që ishte

ITALI- Një polic në Itali, i cili njohej si persona anti-vaksinës ka hmbur jetën në moshën 58-vjeçare për shkak të Covid-19.

Sipas mediave italiane, polici 58-vjeça,r Candido Avezzù vdiq dje në kujdesin intensiv në Jesolo të Italisë. Agjenti i departamentit të Padovës, me origjinë nga Venecia dhe banues në Mestre, ishte në një udhëtim në pikën e nxehtë të Tarantos dhe sipas kolegëve, ai u infektua me virusin.

Sipas asaj që mësohet nga burimet e sindikatës, agjenti do të kishte zbuluar se ai ishte pozitiv për virusin më 28 korrik, pesë ditë pasi u kthye në shtëpi. Më 10 gusht kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan dhe agjenti u shtrua në spital në kujdes intensiv në spitalin Jesolo ku dhe do të bënte postimin e fundit në rrjetet sociale.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, bashkëshortja e policit shpjegoi idetë e burrit të saj mbi Covid dhe vaksinën. “Ai ishte i bindur për të mos u vaksinuar, tha gruaja, më tha se ishte më i fortë se virusi”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota candido avezzù koronavirusi ne itali candido avezzù koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll