Bota

Mbërrin grupi i dytë i afganëve në Kosovë, të gjithë ish-punonjës të NATO-s, ende nuk dihen numri i tyre

31 Gusht 2021, 09:36 Nga DOSJA
Mbërrin grupi i dytë i afganëve në Kosovë, të

KOSOVË– Ka mbërritur grupi i dytë i afganëve në Kosovë të cilët janë evakuuar nga Kabuli pas pushtimit të talebanëve.

Ende nuk dihet se sa është numri i saktë i grupit të dytë që do të strehohen në Kosovë, pas mbërritjes së 111 shtetasve të parë.

Siç është mësuar më parë ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan. 111 afganët e parë janë strehuar në Ferizaj, prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora evakuimi i afganeve ne kosove evakuimi i afganeve ne kosove

Sondazh

Poll