Bota

‘U largova sepse kam frikë’, gazetarja e parë afgane që intervistoi një taleban largohet nga vendi

31 Gusht 2021, 08:33 Nga DOSJA
‘U largova sepse kam frikë’, gazetarja e parë afgane

AFGANISTAN– Në fillim të këtij muaji, gazetarja afgane, Beheshta Arghand bëri histori në Afganistan pasi ishte e para femër që intervistoi një përfaqësues të lartë taleban.

Intervista e saj e 17 gushtit me talebanët ishte hera e parë në historinë e Afganistanit që një përfaqësues i talebanëve u shfaq drejtpërdrejt në një studio televizive ulur përballë një prezantueseje femër. Arghand tha se intervista ishte e vështirë, por ajo e bëri atë për gratë afgane.

Por sipas CNN, puna e saj është pezulluar pasi ajo vendosi të largohej nga Afganistani, duke përmendur rreziqet me të cilat po ballafaqohen kaq shumë gazetarë dhe afganë të zakonshëm.

Unë u largova nga vendi sepse, si miliona njerëz, kam frikë nga talebanët.“-tha ajo.

Dy ditë pasi intervistoi Yousafzai, Arghand iu drejtua aktivistit për ndihmë. Të martën, ajo hipi në një fluturim evakuimi të Forcave Ajrore të Katarit së bashku me disa anëtarë të familjes.

Në fund Arghand u shpreh se ajo shpreson të kthehet në atdhe duke thënë se nëse talebanët bëjnë atë që thanë, atë që premtuan dhe situata bëhet më e mirë dhe ajo nuk do ndjehet e kërcënuar.

Lajmi kryesor/ Përfundon tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, largohet avioni i fundit nga Kabuli, vendi zgjohet në një epokë të re nën pushtetin e talebanët, më shumë se 122 mijë persona arritën tu shpëtonin talebanëve

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota beheshta arghand talebanet pushtojne afganistanin beheshta arghand talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll