Bota

Shfrytëzimi i kafshëve për argëtim, cirku në Gjermani ndalon përdorimin e tyre, i zëvendëson me hologramë

4 Qershor 2019, 14:55 Nga DOSJA
Shfrytëzimi i kafshëve për argëtim, cirku në Gjermani

GJERMANI– Një cirk ka vendosur të mos përdorë më kafshët si një formë argëtimi. Për t’i lënë spektatorët me gojë hapur, cirku “Roncalli” i thememluar në vitin 1976 në Gjermani nga Bernhard Paul dhe André Heller ka zgjedhur një rrugë të re: hologramët.

Falë njëmbëdhjetë projektorëve të vendosur strategjikisht në skenë, elefantët, majmunët dhe kuajt marrin jetë dhe kryejnë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe mjaft realiste në disa raste, veprime që njerëzve s’ua merr mendja.

Përveç tyre, akrobatët, xhonglerët dhe truket magjike bëjnë punën e tyre duke e realiazuar shfaqjen në 360 gradë, shkruan Corriere.

Në Gjermani nuk është e ndaluar përdorimi i kafshëve në cirk. Pronarët e cikrut Roncalli e morën këtë vendim jo për shkak të detyrimeve ligjore, por vetëm nga dëshira për t’i dhënë fund vuajtjeve të padobishme të elefantëve, kuajve, majmunëve dhe shumë llojeve kafshësh të tjera.

Shfaqja e hologramës u provua për herë të parë në 2018, tani është bërë markë tregtare e circut Roncalli.

 “Edhe cirku”, shpjegon drejtori Paul për shtypin gjerman, “është i nxitur nga trendet socio-kulturore dhe tani është koha që ne t’i ndjekim ato”.

Për të njëjtën arsye, cirku Roncalli ka vendosur gjithashtu një qëllim ambicioz për të ardhmen: të bëhet cirku i parë pa plastikë në botë. Ndërkohë, ka edhe shum cirqe të tjerë në botë që kanë kopjuar idenë e hologrameve: në Francë, impresari dhe ish-tamburisti André-Joseph Bouglione.

Për vite me radhë janë diskutuar, në Evropë dhe më gjerë, aspektet etike në lidhje me përdorimin e kafshëve në industrinë e argëtimit, dhe në veçanti në cirk.

Në Itali në vitin 2017 u miratua një projektligj i cili parashikoi “përjashtimin gradual të kafshëve nga cirku”, por ende kjo gjë nuk është kthyer në normalitet.

Ligji i vitit 2017, nuk i bindi të gjithë dhe tani pritet një iniciativë e re legjislative.

Ndërkohë ministri i Trashëgimisë Kulturore, Alberto Bonisoli, është shprehur në mënyrë të përsëritur në lidhje me këtë temë. “Dua që kafshët të dalin nga cirqet dhe unë po punoj për të,”– është shprehur ministri Bonisoli.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alberto bonisoli andré heller bernhard paul cirku ne gjermani cirku roncalli shfrytezimi i kafsheve per argetim alberto bonisoli andré heller bernhard paul cirku ne gjermani cirku roncalli shfrytezimi i kafsheve per argetim

Sondazh

Poll