Art&Argëtim

“Balsami i shpirtit tim”/ Stresi bën dedikim prekës për gjyshërit: Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb

30 Gusht 2021, 19:37 Nga DOSJA
“Balsami i shpirtit tim”/ Stresi bën dedikim prekës

BRITANI-Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka bërë një dedikim prekës për gjyshërit e tij me anë të një postimi në rrjetë sociale teksa kujton faktin që njerëzit plaken dhe një ditë nuk do të jenë më pranë nesh.

Ai shkruan se pesha e viteve po i rëndon, ndërsa shton se nuk është në gjendje të bëjë asgjë dhe i lutet Zotit që ti lejë ata të qëndrojnë me të edhe për vitet në vazhdim.

Postimi i plotë:

“Distanca që krijohet mes njerëzve dhemb, ndarja dhemb, por ajo që dhemb akoma më shumë është të shohësh njerëzit që do, të plake në moshë dhe t’i thuash vetes se një ditë ata nuk do të jenë më. Oh sa dhemb. Unë i shoh ata gjithnjë e më rrallë dhe çdo herë situata është e njëjtë. Pesha e viteve po i rendon. Tiparet e tyre po humbasin rininë. Hapat dhe lëvizjet e tyre ngadalësohen. I shoh dhe nuk jam në gjendje të bëj asgjë. Thjesht dëshmi pasive për moshën që i konsumon duke u lutur çdo ditë që Zoti do t’i lërë me mua për shumë vite në vazhdim. E di, një ditë do të na duhet të përballemi me faktet dhe të pranojmë fatin që është i destinuar për të gjithë ne. Por jo tani. Akoma jo. Kam nevojë për ata. I dua shumë. Gjysherit e mi .Balsami i shpirtit tim. Ju Lutem Mos i Harroni Gjysherit e gjyshet.”- shkruan ai. 

Lushaj prej disa kohësh ndodhet në Britaninë e Madhe. Ai u arratis nga vendi ynë pasi u shpall në kërkim për organizimin e protestave për vrasjen e Klodian Rashajt më 8 Dhjetor të vitit të kaluar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz stresi stresi

Sondazh

Poll