Art&Argëtim

Dafina Zeqiri nuk do të marrë asgjë nga shitja fizike e albumit, ja ku do të shkojnë fitimet

30 Gusht 2021, 15:30 Nga DOSJA
Dafina Zeqiri nuk do të marrë asgjë nga shitja fizike e albumit,

KOSOVË – Dafina Zeqiri, përveç se mjaft aktive në botën e muzikës, zgjedh shpesh të jetë pjesë edhe e kauzave të ndryshme sociale.

Ka qënë vetë këngëtarja ajo që ka njoftuar në rrjetin e saj Instagram se të gjitha të ardhurat nga shitja fizike e albumit të saj më të ri “Dafinë moj” do të shkojnë për shoqatën “AUTIZMI”  në Prishtinë dhe të gjitha rastet sociale që ndodhin aty.

“Sot si përfaqësues i Moneyz Music menaxheri/CEO vizitoi Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’ju kumtuar se të gjitha të hollat që do të mbledhin nga shitja fizike e albumit ‘Dafinë Moj’ do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në shoqatën autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren. Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri-tjetrit me kauza të ndryshme. Jam shumë krenar për ty Pëllumb, për gjithë skudrën e Monyez dhe fansat! Zoti është i mirë!”, ka shkruar Dafina në postimin e saj.

 

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri dhuron parate e albumit dafinë moj dafina zeqiri dhuron parate e albumit dafinë moj

Sondazh

Poll