Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, mbahen homazhet për ‘Artistin e Merituar’

30 Gusht 2021, 09:20 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, mbahen homazhet për ‘Artistin e

TIRANË– Ditën e sotme janë mbajtur homazhet në nder të artistit të mirënjohur Sherif Merdani. Homazhet janë kryer në orën 12:00 deri në orën 14:00, tek “Internacional Event House 1921”. Këtë e ka bërë të ditur djali i të ndjerit i cili e ka postuar në ‘instastory’.

“Me dhimbje të madhe dhe hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim të shtrenjtë, Sherif Merdani. Njoftojmë familjarë, të afërm, miq dhe dashamirës, se homazhet kryhen ditën e nesërme, datë 30.08.2021, tek “Internacional Event House 1921”, rruga Kajo Karafili, pranë “Lidhjes së Shkrimtarëve” nga ora 12:00 deri në orën 14:00, nga ku do të nisemi drejt Varrezave të Tufinës”.

“Artisti i Merituar” Sherif Merdani u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë që e mundonte prej kohësh. Sherif Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqipe. Ai ka qenë i dënuar politik dhe 16 vite të jetë së tij i ka kaluar pas hekurave.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture nderron jete sherif merdani nderron jete sherif merdani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Gusht 2021, 12:24

TIRANË– Oferta për 33-vjeçarin, i deklaruar si i fejuari i Ciljeta Xhilagës, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve t...