Art&Argëtim

Nuk besonte te vaksinat, humb jetën nga Covid-19 në moshën 40-vjeçari muzikanti britanik

30 Gusht 2021, 09:56 Nga DOSJA
Nuk besonte te vaksinat, humb jetën nga Covid-19 në moshën

BRITANI– Këngëtari i cili ishte kundër vaksinave, humbi jetën në moshën 40-vjeçare i infektuar me Covid në Britani.

Marcus Birks, 40 vjeç, nga Staffordshire, i cili vdiq të Premten u përshkrua si një “njeri vetëmohues dhe krenar” në “i copëtuar” në një postim zemërthyer në Instagram.

Dhimbja që ndiej duke shkruar këtë është e padurueshme, zemra ime është copëtuar, shpirti dhe bota ime janë shkatërruar plotësisht dhe krejtësisht. Unë i dhashë atij një premtim se do t’i tregoj djalit tonë çdo ditë se sa shumë e do atë, sa i veçantë është ai dhe si do të ishte babai më i mirë që një djalë do të dëshironte ndonjëherë.’‘-tha gruaja e tij.

Sipas mediave vendase, para vdekjes së tij, Birks tha se ai rrallë sëmurej kështu që nuk shqetësohej për Covidin. Ai shtoi se informacioni mbi vaksinën ishte shtrembëruar nga mediat sociale dhe teoricienët e komplotit.

Kur ndiheni sikur nuk mund të merrni frymë sa duhet, është ndjenja më e frikshme në botë. Unë isha injorant dhe thjesht e shtyva. Gjëja e parë që do t’i them familjes time është të bëjë vaksinën dhe këdo që shoh.“- do të shprehej Birks gjatë shtirmit në spital.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz koronavirusi në britaninë e madhe vdes marcus birks koronavirusi në britaninë e madhe vdes marcus birks

Sondazh

Poll