Bota

Vera e çmendur në Mykonos! Çmimet ‘marramendëse’ e rrisin me 40% xhiron, pushuesit nuk ngurojnë të rezervojnë tavolin

30 Gusht 2021, 19:01 Nga DOSJA
Vera e çmendur në Mykonos! Çmimet

GREQI– Ishulli i Mykonos në Greqi këtë verë, ka qenë 100% i mbushur pavarësisht masave kundër koronavirusit, turistët nuk kanë nguruar të vizitojnë vendin luksoz ku një rezervim tavoline mund të arrijë deri në 50 mijë euro.

Sipas mediave shumë persona kthehen mbrapsht në restorante të cilët nuk kanë vende ku të mbajnë gjithë personat që kërkojnë të konsumojnë ushqim brenda tyre. Ka persona që presin me orë të tëra derisa të lirohet një tavolinë dhe të zënë vend në restorant. Në lidhje me konsumimin e ushqimit shumë restorante kanë gjetur zgjidhje duke i vendosur limite kohës brenda restorantit.

Një tavolinë mund të qëndrojë dy orë e zënë nga të njëjtit persona, më pas ato duhet të largohen. Trafiku është një tjetër problem që është hasur këtë verë në ishullin më të famshëm në Greqi. Kilometra të tëra janë krijuar me trafik nga fluksi i madh i turistëve.

Ky sezon turistik është cilësuar si një ‘kamion’ i çmëndur që ecën me më shumë shpejtësi se verën e kaluar, duke e tejkaluar atë me 40%. Këtë verë në ishull kanë qenë emra të shquar të personaliteteve botërore si yjet e futbollit, modelet e famshme apo artistë të ndryshëm. Shtatori pritet të jetë më i qetë në krahasim me verën por sipas raporteve ka rezervime edhe ne kete muaj.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ishulli i mykonos ishulli i mykonos

Sondazh

Poll