Bota

Gazetari afgan: Kam shumë frikë për të ardhmen, mund të vdesim nga uria

30 Gusht 2021, 18:41 Nga DOSJA
Gazetari afgan: Kam shumë frikë për të ardhmen, mund të

AFGANISTAN- Një gazetar afgan ka thënë se ka frikë se familja e tij së shpejti do të vdesë nga uria. The Guardian shkruan se Afganistani momentalisht është në mes të një ekonomie në kolaps të shkaktuar nga kontrolli i talebanëve.

Gazetari 23-vjeçar në Afganistanin verior tha se ai është personi i vetëm që punon në familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, por nuk ka qenë në gjendje të punojë sepse zyrat, bankat dhe universitetet janë ende të mbyllura dhe nuk ka kontroll qeveritar. Gazetari, i cili ka qendruar anonim për sigurinë e tij, ka qenë i fshehur në qytetin Mazar-i-Sharif, pasi ka shkruar lajme kundër tyre dhe beson se ata do ta vrasin.

Ai shtoi se megjithëse kërcënimi i afërt për familjen e tij është uria, ata janë të shqetësuar se do të bëhen objektiva të një lufte midis talebanëve dhe filialit të të ashtuquajturit Shteti Islamik në Afganistan, Isis-K, të cilët janë të vendosur në të njëjtin rajon. Gazetari, i cili jeton me prindërit e tij të moshuar, vëllain 15-vjeçar dhe dy motrat e moshës 13 dhe 14 vjeç, tha: Kam shumë frikë për të ardhmen. Familja ime është e uritur, babai im është shumë i vjetër për të punuar dhe unë jam i vetmi që punon në familjen time.

LAJMI KRYESOR: Sulm me dron nga SHBA ndaj militantit të ISIS-K pranë aeroportit të Kabulit, 9 civilë të vdekur ku mes tyre 6 ishin fëmijë, talebanët dënojnë ndërhyrjen

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta ne afganistan lufta ne afganistan

Sondazh

Poll