Prej 27 vitesh mjek! Doktori Arti Ndoni transferohet një orë larg Divjakës: Arsyet janë politike, po e ndjek në SPAK
30 Gusht 2021, 16:35Nga DOSJA
DELVINË– Arti Ndoni mjek prej 27 vitesh në Spitalin e Delvinës ka denoncuar se është transferuar nga vendi ku ishte drejt Gërmenjit në mënyrë të padrejtë dhe për motive politike. Në një prononcim për Syri TV, Ndoni tha se po e transferojnë në fshatin Gërmenj, për motive politike. Mjeku tregon se momentalisht në spitalin e Delvinës është vendosur një drejtor i cili nuk ka asnjë kriter për tu punësuar dhe se për çështjen e tij nuk është përgjigjur asnjë organ kompetent.
Në fund, ai shton se ka ndjekur rrugët ligjore duke njoftuar institucionet përgjegjëse në Lushnjë, Fier, Tiranë e deri në Ministri të Shëndetësisë, ndërsa deklaron se ka bërë dhe padi në gjykatën administrative.
“Drejtori i qendrës shëndetësore e ka bërë ndryshimin tim, ka firmosur që duhet të largohem patjetër nga aty. Është patjetër një arsye politike. Është një hakmarrje ndaj një mjeku. Prej 27 vitesh ushtroj profesionin si mjek në Divjakë. Momentalisht në spitalin e Delvinës është vendosur një drejtor i cili nuk ka asnjë kriter për tu punësuar. Kam ndjekur rrugët ligjore duke njoftuar institucionet përgjegjëse ne Lushnjë, Fier, Tirane e deri ne Ministri te shëndetësisë. Kam bërë dhe padi në gjykatën administrative. Po e ndjek në SPAK,”- tregon mjeku.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Xheni Halili, Drejtoresha e Njësisë Vendore e Kujdesit Shëndetësor Shkodër u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen, të shmangin dasmat dhe...
TIRANË- 28 drejtues mjetesh janë arrestuar përgjatë fundjavës në flagrancë. 17 persona janë arrestuar pasi kanë qenë në gjendje të dehur dhe 11 pasi i kanë...
Aktualitet30 Gusht 2021, 15:41
TIRANË– 2 mijë e 495 viktima, 9 mijë e 506 të infektuar aktivë dhe 133 mijë e 332 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi ...
TIRANË– Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja që u bë shkaktare e aksidentit tragjik me pesë viktima në Qafën e Muzinës, është lënë në burg. Mësohet s...
Aktualitet30 Gusht 2021, 15:04
BRITANI– Një tjetër shqipar ka rënë në prangat e policisë në Britani ditën e sotme pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një ferëmë gjigande në qytetin Bra...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vizituar sot afganët të cilët janë strehuar në Qytetin Studenti. E shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka, Ki...
Të sapoardhur, me avionin më të fundit këta afganë po marrin rrezet e para të diellit në buzë të Adriatikut në Shëngjin.111 të ardhur u strehuan në një resort t...
Ky avion mëngjesin e kësaj të hëne solli nga Abu Dabi në Shqipëri 150 qytetarë të tjerë afganë duke e çuar deri këtë momente totalin në 607 persona. Shum...
KORÇË– Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, që është edhe një zone e mbrojtur vijon të jetë ende aktiv prej më tre ditësh. Mësohet se në vendin e n...