Aktualitet

Shkak, borxhi nga ‘shtëpitë e barit’/ DETAJE nga atentati ndaj Fetiut në Berat, 24-vjeçari shkoi i pari që t’i vriste

30 Gusht 2021, 13:44 Nga DOSJA
Shkak, borxhi nga ‘shtëpitë e barit’/ DETAJE nga atentati

BERAT– Arsyeja që mendohet të ketë çuar dy të shpallurit në kërkim Arnold Azizolli dhe Amarildo Dule që t’i bënin atentat 24-vjeçarit Tajar Fetiu në Berat, ngjarja e ndodhur më 19 gusht, është një shumë parash që i riu u kishte borxh. Balkanweb shkruan se tre të rinjtë kishin jetuar disa muaj bashkë në Angli, ku kishin punuar me ‘shtëpia bari’ dhe Fetiu nuk i kishte shlyer një shumë të madhe para Azizollit. Ky i fundit ishte shpërngulur në Belgjikë, por borxhin nuk e kishte harruar dhe kishte vendosur që të përballej me 24-vjeçarin në momentin që do të vinin në Shqipëri.

Kështu, tre të rinjtë u takuan disa ditë para ngjarjes dhe u konfliktuan për borxhin e papaguar në një  lokal në lagjen “Uznovë” në Berat. Sherri kishte përfunduar dhe me përplasje fizike, duke nxehur gjakrat më tej. Më 19 gusht, 24-vjeçari Tajar Fetiu shkoi në lokalin ku rrinin atentatorët Azizolli e Dule me një automatik tip kallashnikov, por nuk i ka gjeti aty dhe u largua.

Ky lajm ra në veshin e dy të shpallurve në kërkim dhe ata vendosën që të kundërpërgjigjeshin. Dy të rinjtë i kanë dalë në pritë po atë natë Fetiut dhe e qëlluan gjashtë herë. Dy plumba e prekën në bark dhe bënë që 24-vjeçari të përfundonte në spital në gjendje të rëndë për jetën. Arnold Azizolli, 30-vjeç dhe Amarildo Dule, 30-vjeç u larguan nga vendi i ngjarjes me dy makina “Ragne Rover” dhe “Volksvagen”, të cilat rezultojnë të jenë në pronësi të tyre. Në rrethana që ende nuk dihen, të shpallurit në kërkim kaluan Beratin dhe mendohet të kenë dalë edhe jashtë Shqipërisë.

Aktualisht 24-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Vetë Fetiu ka deklaruar se nuk i ka njohur atentatorët dhe se nuk ka pasur asnjë konflikt të mëparshëm me askënd, ndërsa autorët vijojnë të jenë në kërkim.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet amarildo dule arnold azizolli plagosje ne berat tajar fetiu amarildo dule arnold azizolli plagosje ne berat tajar fetiu

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2021, 11:57

TIRANË– Policia ka mundur të zbulojë planin e dy vëllezërve Elton dhe Alfred Debreshi, për të përfituar azil në Gjermani. Elton Debreshi njoftoi policinë s...