Aktualitet

30 Gusht 2021, 15:04 Nga DOSJA

BRITANI– Një tjetër shqipar ka rënë në prangat e policisë në Britani ditën e sotme pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një ferëmë gjigande në qytetin Bradford.

Sipas mediave vendi ku ai kultivonte kanabis kishte qenë më parë një shkollë por tashmë ishte e braktisur, vend i cili ishte në gjendje të prodhonte 1 milion stërlina drogë. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas lajmërimeve për lëvizje të dyshimta te ish-shkolla e kthyer tashmë në fermë kanabisi. Tre ‘kopshtarë’ u arratisën nga vendi i ngjarjes, por policia arriti të kapte vetëm njërin prej tyre Jetnor Cuka.

48-vjeçari tha para gjykatës se kishte dy muaj që jetonte aty, por nuk kishte marrë asnjë pagesë. Madje ai u përlot dhe shtoi se ishte mashtruar nga trafikantët ndërkohë që kishte emigruar në Angli për të ndihmuar prindërit e tij pensionistë. Ai i tha se i detyrohej bandës së drogës një shumë prej 22 mijë sterlina për udhëtimin drejt Britanisë.

Në fermë u gjetën gjithsej 1,310 bimë kanabis në ambientet e objektit, përfshirë dhe në papafingo. Cuka nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe kishte bërë një jetë të qetë më parë. Ai u burgos për 16 muaj, të pezulluar për 12 muaj.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne angli jetnor cuka arrestohet shqiptari ne angli jetnor cuka

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2021, 14:52

Yuri Kim viziton afganët në Qytet Studenti

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vizituar sot afganët të cilët janë strehuar në Qytetin Studenti. E shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka, Ki...