TIRANË– 2 mijë e 495 viktima, 9 mijë e 506 të infektuar aktivë dhe 133 mijë e 332 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima. Një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora nuk kanë mundur t’i mbijetojnë dot infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (30 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 486 Të shëruar në 24 orë 207 Të shtruar në spitale 97 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 4,532
Testime totale 1,040,124 Raste pozitive 145,333 Raste të shëruara 133,332 Raste Aktive 9506 Humbje jete 2,495
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
TIRANË– Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja që u bë shkaktare e aksidentit tragjik me pesë viktima në Qafën e Muzinës, është lënë në burg. Mësohet s...
Aktualitet30 Gusht 2021, 15:04
BRITANI– Një tjetër shqipar ka rënë në prangat e policisë në Britani ditën e sotme pasi është kapur duke kultivuar kanabis në një ferëmë gjigande në qytetin Bra...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vizituar sot afganët të cilët janë strehuar në Qytetin Studenti. E shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka, Ki...
Të sapoardhur, me avionin më të fundit këta afganë po marrin rrezet e para të diellit në buzë të Adriatikut në Shëngjin.111 të ardhur u strehuan në një resort t...
Ky avion mëngjesin e kësaj të hëne solli nga Abu Dabi në Shqipëri 150 qytetarë të tjerë afganë duke e çuar deri këtë momente totalin në 607 persona. Shum...
KORÇË– Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, që është edhe një zone e mbrojtur vijon të jetë ende aktiv prej më tre ditësh. Mësohet se në vendin e n...
Artisti i Merituar Limoz Dizdari, njëkohësisht edhe ish-deputet i Partisë Socialiste të Delvinës, ka denoncuar dhe herë tjetër kërcënimet që po bëhen ndaj tij l...
TIRANË– Për operacionin që zhvilloi policia në Durrës, ku u arrestuan tre persona si të dyshuar si vrasës me pagesë, ka reaguar gazetari Artan Hoxha.Hoxha ...