Aktualitet

Vidhte vazhdimisht shuma parash, kapet hajduti serial në Elbasan, në pranga edhe dy persona të tjerë

30 Gusht 2021, 13:21 Nga DOSJA
Vidhte vazhdimisht shuma parash, kapet hajduti serial në Elbasan, në

ELBASAN– 3 qytetarë nga Elbasani janë vënë në pranga ditën e sotme për vepra enale të ndryshme. 42-vjeçari me iniciale N.F dyshohet se ka vjedhur vazhdimisht shumaparash nëpër dyqane të ndryshme.

Ndërsa dy të tjerët, J.P 36-vjeç de H.M 52-vjeç u kapën duke drejtuar automjetinnë gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin: N. F., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.08.2021, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Y. J., një shumë parash. Gjithashtu, më datë 27.08.2021, dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash, shtetases M. H. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit N. F. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. P., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe H. M., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona në elbasan arrestohen tre persona në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2021, 11:57

TIRANË– Policia ka mundur të zbulojë planin e dy vëllezërve Elton dhe Alfred Debreshi, për të përfituar azil në Gjermani. Elton Debreshi njoftoi policinë s...