Sport

Hamilton: “U zgjodhën paratë përpara sportit…”

30 Gusht 2021, 09:56 Nga DOSJA

BELGJIKE – Lewis Hamilton akuzoi shefat e Formula 1, se kishin vënë paratë në radhë të parë dhe u bëri thirrje atyre që të rimbursojnë tifozët, që u ulën të zhytur në Çmimin e Madh belg ‘farsë’.

Shtatë herë kampioni i Botës u zemërua, pasi në këtë garë u zhvilluan vetëm dy xhiro të detyrueshme pas gati katër orësh zbehje në shi.


Nuk pati garë, vetëm vargu i makinave që ndiqte makinën e sigurisë për rreth 8 minuta. Hamilton përfundoi i treti ndërkohë që gara ju dha rivalit të tij Max Verstappen, tha: ‘Sot ishte një farsë dhe të vetmit njerëz që humbasin janë tifozët që kanë paguar shumë para për të na parë të garojmë.

“Sigurisht që nuk mund të bëni asgjë për motin, por ne kemi pajisje të sofistikuara për të na treguar se çfarë po ndodh dhe ishte e qartë se moti nuk do të qetësohej.

‘Ne u dërguam në pistë për një arsye dhe një arsye të vetme. Dy xhiro prapa një makine sigurie dhe kaq sa për të mbyllur eventin, kjo nuk është garë. Ne thjesht duhet ta kishim vendosur që të mos bëhej asgjë, të mos rrezikonin pilotët dhe më e rëndësishme t’u kthenim paratë tifozëve që janë zemra e sportit.”

Gjysma e pikëve u ndanë për herë të gjashtë në historinë e F1, me Verstappen, i cili filloi në ‘pole’, duke ulur diferencën e tij ndaj Hamilton në tabelën e kampionatit nga tetë në tre pikë.

Tribunat e pistës ishin mbushur me 75,000 tifozë, që kishin paguar mes 107 dhe 505 euro. Shumë ishin larguar para ‘garës’, e cila filloi në orën 18:17, më shumë se tre orë pas fillimit të planifikuar.

Hamilton shtoi: ‘Sporti bëri një zgjedhje të keqe sot. Bisedimet për para dhe dy xhirot ishin fjalë për fjalë një skenar parash. Unë e di pse e bënë atë. Ekziston një rregull që thotë që të jetë një garë ligjore duhet të ketë së paku dy xhiro. Kjo aktivizon një mori gjërash, prapavijën më pas nuk e di as unë,” – tha Hamilton.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 30 Gusht 2021, 07:44

Henry i mahnitur nga reagimet për Messin

FRANCE – Thierry Henry ka mbetur i impresionuar nga reagimi që kishin tifozët e PSG ndaj Lionel Messit, i cili mbrëmjen e djeshme bëri debutimin e tij me fanell...