Sport

Ronaldo përfundoi vizitat mjekësore dhe do të firmosë si lojtari më i paguar i Premier League

30 Gusht 2021, 09:26 Nga DOSJA

ANGLI – Rikthimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos në Manchester United është një hap më pranë pasi përfunduan edhe testet mjekësore në Lisbonë gjatë fundjavës.

Eshtë rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare dhe sipas “Sky Sports”, United gjithashtu ka vendosur një klauzolë për të zgjatur kontratën për një sezon tjetër. Ata do të paguajnë rreth 20 milionë stërlina për Juventusin.

Ronaldo ka rënë dakord me kushtet për pagë prej 480,000 stërlinash në javë tek United, dhe kjo shifër do ta bëjë atë lojtarin më të paguar të Premier League. Ai mund të bëjë debutimin në këtë rikthim tek United më 11 shtator kundër Newcastle në “Old Trafford”.

Duke folur para fitores 1-0 të United kundër Wolves të dielën, trajneri Ole Gunnar Solskjaer mbështeti Ronaldon për ta ngritur ekipin në një nivel të ri.
“Shpresojmë se ne mund t’i mbyllim procedurat sa më shpejt,” – tha Solskjaer. “Ai është një lojtar i madh, një njeri i rëndësishëm. Jam i kënaqur që po vazhdojmë ta përmirësojmë ekipin. Ai do të sjellë diçka krejtësisht të ndryshme.

Le ta kthejmë atë në United pas pushimit dhe shpresojmë se ai do të përfshihet sa më shpejt të jetë e mundur. Do të na bëjë një ekip më të mirë. Shpresoj se Cristiano mund të hyjë dhe të tregojë se çfarë ka bërë në karrierën e tij. Jam i sigurt se atij i pëlqejnë të gjitha sfidat,” – përfundoi trajneri i “Djajve”.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 30 Gusht 2021, 07:44

Henry i mahnitur nga reagimet për Messin

FRANCE – Thierry Henry ka mbetur i impresionuar nga reagimi që kishin tifozët e PSG ndaj Lionel Messit, i cili mbrëmjen e djeshme bëri debutimin e tij me fanell...