Art&Argëtim

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit Sherif Merdani: Zëri dhe arti i tij kumboi fort

29 Gusht 2021, 18:12 Nga DOSJA
Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit Sherif

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Sherif Merdani.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij dhe se zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.

“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!”- shkrua Basha.

Artisti i Madh Sherif Merdani ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 81-vjeçare. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë që e mundonte prej kohësh. Sherif Merdani njihet si një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqipe. Ai ka qenë i dënuar politik dhe 16 vite të jetë së tij i ka kaluar pas hekurave.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

kulture kulture lulzim basha nderron jete sherif merdani lulzim basha nderron jete sherif merdani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Gusht 2021, 12:24

TIRANË– Oferta për 33-vjeçarin, i deklaruar si i fejuari i Ciljeta Xhilagës, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve t...