Aktualitet

Vijnë dhe 150 qytetarë afganë në Shqipëri! Strehohen në ‘Qytet Studenti’ dhe Durrës, numri total i tyre shkon në 607

30 Gusht 2021, 06:37 Nga DOSJA
Vijnë dhe 150 qytetarë afganë në Shqipëri! Strehohen

TIRANË– Avioni me 150 qytetarë afganë ka mbërritur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit. Në mesin e tyre kishte foshnje, fëmijë, gra, burra dhe të moshuar.

103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.

Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.

Ditën e djeshme mbërritën në Shqipëri dhe dy avionë të tjerë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, ndërsa në orët e para të mëngjesit mbërriti grupi i pestë me 28 persona. 108 afganë janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës ndërsa 28 janë akomoduar në Tiranë.


Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar më herët se Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4 mije afgane, të cilët janë të rrezikuar nga regjimi i talebanëve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2021, 06:19

TIRANË– Qytetarët kanë mundur të shmangin një tragjedi! Pasagjerët e linjes Korçë-Tiranë janë përballur me një situatë të rëndë. Teksa ishin duke ud...