Aktualitet

Shqiptarët nuk u lejuan të kalonin në Kosovë, Ministria e Jashtme i udhëzon: Çdo person duhet të jetë i vaksinuar ose te

30 Gusht 2021, 07:03 Nga DOSJA
Shqiptarët nuk u lejuan të kalonin në Kosovë, Ministria e

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarët shqiptarë, masat e reja të vendosura nga Kosova, për situatën e COVID-19.

Në njoftimin zyrtar thuhet se duke filluar nga 30 gushti e deri më 13 shtator, për t’u paraqitur në pikën kufitare me Kosovën, qytetarët duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, testin e RT-PCR negative brenda 72 orëve.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar.
Duke filluar nga 31 data30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.
Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.Nga ky rregull përjashtohen:Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3orëve;Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;
Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;Personat nën moshën 18 vjeç.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masat e reja anti-covid proteste ne morine radhe ne morine masat e reja anti-covid proteste ne morine radhe ne morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Gusht 2021, 06:19

TIRANË– Qytetarët kanë mundur të shmangin një tragjedi! Pasagjerët e linjes Korçë-Tiranë janë përballur me një situatë të rëndë. Teksa ishin duke ud...

Aktualitet 29 Gusht 2021, 19:45

GJIROKASTËR– Një zjarr masiv ka përshirë fshatin Gjat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe po përhapen me sh...