Bota

Evakuimi nga Afganistani, Sullivan: Talebanët do të lejojnë kalim të sigurt edhe pas 31 gushtit

29 Gusht 2021, 13:33 Nga DOSJA
Evakuimi nga Afganistani, Sullivan: Talebanët do të lejojnë kalim

SHBA– Jake Sullivan, këshilltari i Presidentit amerikan, Joe Biden për sigurinë kombëtare, tha se SHBA do të vazhdojë të punojë me talebanët për të siguruar kalim të sigurt për ata që dëshirojnë të largohen nga Afganistani përtej afatit të 31 gushtit.

Sipas Guardian, forcat amerikane do të përfundojnë misionin e tyre të evakuimit në Kabul para afatit të së martës, por shqetësimet mbeten për ata që mbeten në vend përtej afatit.

‘Shtetet e Bashkuara janë të afta të shtypin kërcënimin e terrorizmit në Afganistan pa një prani të përhershme ushtarake në terren.‘-tha ai.

Që nga 14 gushti, SHBA-ja ka evakuuar dhe lehtësuar evakuimin e rreth 114,400 njerëzve dhe afërsisht 120,000 që nga fundi i korrikut.

Lajmi kryesor/ Sulm me raketë në Kabul, ishte paralajmëruar nga Biden, SHBA drejt përfundimit të evakuimeve teksa talebanët mbyllin aeroportin

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve jake sullivan talebanet pushtojne afganistanin evakuimi i afganëve jake sullivan talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll