Bota

Morën përsipër 2 sulmet kamikaze në Kabul, kreu i ISIS-K intervistë për CNN: Largimi i amerikanëve do na ndihmojë të sh

29 Gusht 2021, 11:36 Nga DOSJA
Morën përsipër 2 sulmet kamikaze në Kabul, kreu i ISIS-K

AFGANISTAN– Grupi terrorist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, i cili vrau 13 trupa amerikane dhe më shumë se 90 afganë.

Shefja e korrespondentes ndërkombëtare të CNN, Clarissa Ward foli me një udhëheqës të ISIS-K i cili pretendon se kishte nën komandën e tij deri në 600 burra.

Ai u shpreh se largimi i trupave amerikanë është në avantazhin e tyre pasi ata do të vazhdojnë të rekrutojnë ushtarë.

‘Po, kjo është në planet tona. Tani vetëm po rekrutojmë. Por kur të largohen të huajt nga Afganistani, ne do të rinisim operacionet tona.’- tha ai.

Ndërkohë sipas tij ndryshimi i ISIS-K dhe talebanëve është se ata nuk mund të zbatojnë ndëshkimet e Ligjit Islamik në Afganistan pasi janë nën kontrollin e të tjerëve.

‘Ata s’mund të japin asnjë shembull ku kanë zbatuar ndëshkimet fikse të Ligjit Islamik, si prerja e dorës së një hajduti, vrasja me gurë e një tradhtari apo të një vrasësi. Ata nuk mund të zbatojnë ndëshkimet e Ligjit Islamik sepse janë nën kontrollin e njërezve të tjerë, që duan të zbatojnë planet e tyre. Ne nuk duam planet e askujt tjetër, por të zbatojmë sheriatin. Ndaj kush është dakord është vëllai ynë, në të kundërt i shpallim luftë, qoftë taleban apo dikush tjetër.’- tha ai.

Lajmi kryesor/ Rreziku i një tjetër sulmi kamikaz në Kabul, SHBA drejt përfundimit të evakuimeve, talebanët mbyllin aeroportin e Kabulit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota clarissa ward lufta ne afganistan sulm ne kabul sulm terrorist nga isis-k clarissa ward lufta ne afganistan sulm ne kabul sulm terrorist nga isis-k

Sondazh

Poll