Bota

Rikthehet ‘Sleepy Joe’, shpërthejnë polemikat pasi Biden duket sikur mori ‘një sy gjumë’ gjatë takimit me Naftali B

29 Gusht 2021, 11:24 Nga DOSJA
Rikthehet ‘Sleepy Joe’, shpërthejnë polemikat pasi Biden

SHBA– Nuk kanë të ndalur polemikat mbi presidentin e SHBA-ve, Joe Biden mbi ato që mund të quhen ‘gafa’ apo qëndirme të gabuara.

Një moment gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit, Naftali Bennett u bë viral në rrjet dhe ndezi polemikat mbi faktin se Joe Biden shihet teksa është duke fjetur në një moment gjatë bashkëbisedimit.

Sipas mediave të huaja, takimi u zhvillua midis dy udhëheqësve botërorë në Shtëpinë e Bardhë të Premten, ku Biden priti Bennett dhe në një moment gjatë takimit dypalësh sipas asaj që venë në dukje shumë përdorues të rrjeteve sociale por dhe udhëheqës republikanë Biden ishte vërtet duke fjetur.

Sidoqoftë, sipas reporterit të CNN, Daniel Dale, videoja e Joe Biden që gjoja flinte gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit Naftali Bennett është ‘e pakuptimtë’. Ai kishte ndarë lidhjen e videos ku shihet se Presidenti amerikan po merrte pjesë aktive në takim.

Joe Biden u pa duke folur, duke parë homologun e tij dhe vetëm duke ulur kokën kur Bennett filloi të fliste. Presidenti amerikan ishte gjithashtu i shpejtë në përgjigjen ndaj kryeministrit izraelit.

Biden iu dha pseudonimi ‘Sleepy Joe’ nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump sipas të cilit ai po vuante nga një rënie e aftësive të tij mendore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden fle joe biden takim me naftali bennett joe biden fle joe biden takim me naftali bennett

Sondazh

Poll

Bota 29 Gusht 2021, 09:37

MAL I ZI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Mal të Zi të Shtunën, një ditë pasi zhvilloi vizitën e tij zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.S...