Bota

Ndarja nga jeta e Kolë Berishës, Abdixhiku: Kosova humbi patriotin, politikanin dhe luftëtarin e madh

29 Gusht 2021, 10:46 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kolë Berishës, Abdixhiku: Kosova humbi patriotin,

KOSOVË– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.

Abdixhiku përmes një telegrami ngushëllimi drejtuar familjes së Berishës është shprehur se Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Vdekja e Kolë Berishës është lajm pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, për kolegët dhe gjithë miqtë. Ai ishte një veprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”, ka shkruar Abdixhiku.

Telegrami i plotë i Abdixhikut dërguar familjes Berisha:

E nderuara familje Berisha,

Mëngjesi i sotshëm nuk ishte i dhimbshëm vetëm për ju, por edhe për Lidhjen Demokratike si dhe krejt Kosovën.

Ju humbët babain e familjarin tuaj, ne humbëm mikun, bashkëpunëtorin, ish-nënkryetarin e LDK-së, ndërsa Kosova humbi patriotin e orëve më të vështira të vendit tonë, politikanin e madh dhe luftëtarin e palodhur që punoi shumë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Vdekja e Kolë Berishës është lajm pikëllimi e dhimbjeje për Kosovën, për kolegët dhe gjithë miqtë.

Ai ishte një veprimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të shtetit tonë, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përpjekjet e tij për ndërtimin e institucioneve të Kosovës do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa puna dhe veprimtaria e tij do të jenë udhërrëfyes që do të vlerësohet brez pas brezi.

Kosova do ta kujtojë me pietet dhe nderim veprën e madhe të ish-kryetarit të Kuvendit, deputetit e nënkryetarit të LDK-së, Kolë Berisha.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta.

Lajmi kryesor/ Ndërron jetë ish-Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha, politikanët shprehin ngushëllimet e tyre, Osmani: Vepra e tij shumëdimensionale

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora lumir abdixhiku vdes kole berisha lumir abdixhiku vdes kole berisha

Sondazh

Poll

Bota 29 Gusht 2021, 09:37

MAL I ZI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbërriti në Mal të Zi të Shtunën, një ditë pasi zhvilloi vizitën e tij zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.S...