‘E dua punën time’, imazhet e saj me foshnjen afgane në krah u bënë virale, marinsja amerikane një nga ushtarak
AFGANISTAN– Të Shtunën, zyrtarët identifikuna 13 anëtarët e marinës ushtarake amerikane të cilët u vranë në një sulm i ISIS-K jashtë aeroportit të Kabulit. Midis tyre ishte Rreshterja e Trupave Detare, Nicole L. Gee, e cila vetëm disa ditë para vdekjes së saj ishte një nga disa marinsat që u panë panë duke mbajtur dhe ngushëlluar fëmijët afganë para evakuimit të tyre nga vendi.
Sipas mediave të huaja, më 21 gusht, Gee postoi një fotografi të saj duke mbajtur një fëmijë afgan në Instagram. “Unë e dua punën time,” shkroi 23-vjeçarja nga Sacramento.
Anëtarët e shërbimit amerikan ishin në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar në evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve të mbetur të pambrojtur pasi talebanët pushtuan vendin. Gee u betua në marinë më pak se një vit më parë dhe u gradua në rreshter tre javë para sulmit në Kabul, sipas postimeve në llogarinë e saj në Instagram.
Në një postim tashmë viral në Facebook, një nga miqtë e Gee, Mallory Harrison, bëri një homazh emocional për mikun e saj.
“Makina e saj është e parkuar në vendin tonë. Është kaq e zakonshme. E thjeshtë. Por është atje … Kishte një shpërthim. Dhe ashtu si ajo, ajo është zhdukur … … Makina e saj është ende atje dhe ajo është zhdukur përgjithmonë,” – shkroi Harrison.
Gee ishte e martuar me një marins tjetër, Jarod Gee, tha motra e saj Misty Fuoco. Nicole postoi disa fotografi në Instagram të saj dhe burrit të saj duke festuar promovimin e tij në rreshter vetëm disa muaj më parë.
Bombardimi i së enjtes vrau 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe dhjetëra afganë. Njëmbëdhjetë nga 13 të vrarët ishin marinsë, dhe të gjithë përveç njërit ishin nën moshën 30. Tetëmbëdhjetë pjesëtarë të tjerë të shërbimit amerikan u plagosën.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Del raporti/Persona e pavaksinuar 29 herë më të rrezikuar të infektohen me Covid-19 dhe të rrezikojnë shtrimin në spital
SHBA– Njerëzit e pavaksinuar kanë rreth 29 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me Covid-19 sesa ata që janë plotësisht të vaksinuar, sipas një studi...
Zgjedhjet në Gjermani: Politika e jashtme në fushatën elektorale
GJERMANI- Çfarë thonë partitë kryesore gjatë fushatës elektorale për temat aktuale ndërkombëtare? Një vështrim tek programet e tyre.Klima Partitë e Unio...
Duhet të ishte në fluturimin e fundit drejt Romës, gazetari afgan një nga viktimat e sulmit terrorist në Kabul
AFGANISTAN– Trupat italiane tashmë e kanë përfunduar misionin e tyre të evakuimit nga Kabuli pasi 2 fluturimet e fundit u kryen më 27 Gusht nga Kabuli drejt Fiu...
‘Momenti më i lumtur i jetës sime’, përkthyesi afgan që ndihmoi britanikët flat pas largimit nga Afganistani
AFGANSITAN– Një ish-përkthyes afgan, i cili punoi për Ushtrinë Britanike, e ka përshkruar hipjen në një aeroplan ushtarak britanik nga Afganistani si “momenti m...
Shpërthimi në një fabrikë në Britani dy ditë më parë, re të zeza tymi vijojnë të mbulojnë zonën ndërsa një punonj
BRITANI– Disa shpërthime të shumta kanë ndodhur mëngjesin e së premtes në Leamington Spa në Britani, ku dyshohet se një punonjës ka mbetur i bllokuar bren...
Humbi jetën në moshën 73-vjeçare, kush ishte Kolë Berisha, krahu u djathtë i Ibrahim Rugovës dhe ish-i burgosur politik
KOSOVË– Në moshën 73-vjeçare ka vdekur politikani dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e dha i biri i tij,...
E paralajmëroi Biden! SHBA hakmerret pas shpërthimeve në Kabul, sulmon banesën e ISIS-K në Afganistan, vdes një fëmijë,
AFGANISTAN– Ka pasur raporte të shumta se pak minuta më parë shtë dëgjuar një shpërthim i fortë të dëgjuar pranë aeroportit të Kabulit.Një zyrtar i ministrisë s...
Pritet të mbërrijë sot grupi i parë i afganëve në Kosovë, të gjithë ish-punonjës të NATO-s së bashku me familjet
KOSOVË– Pritet të mbërrijë sot në orën 19:00 grupi i parë i afganëve në aeroportin e Prishtinës.Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohës...
Ndërron jetë ish-Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha, politikanët shprehin ngushëllimet e tyre, Osmani: Vepra
KOSOVË– Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë.Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të...