Sport

Momenti i shumëpritur erdhi, Messi do bëjë sot debutimin me PSG kundër dy lojtarëve shqiptarë

29 Gusht 2021, 09:11 Nga DOSJA
Momenti i shumëpritur erdhi, Messi do bëjë sot debutimin me PSG

FRANCE – Leo Messi do bëjë sot debutimin e tij me ekipin e PSG. Ka qenë klubi francez që e ka konfirmuar këtë gjë, ku ka njoftuar në rrjetet sociale zhvillimin e takimit dhe si imazh kryesor ka zgjedhur Messin dhe Marquinhos.

PSG do luajë sot kundër Reims, ekip ku bëjnë pjesë dy futbollistë të Kosovës. Valon Berisha dhe Arbër Zeneli luajnë në rradhët e Reims, me Berishën që pritet të jetë titullar ndërsa Zeneli është i dëmtuar.

Ndeshja mes PSG dhe Reims starton në orën 20:45 dhe po pritet me padurim nga tifozët e PSG për debutimin e Messit.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport leo messi psg leo messi psg

Sondazh

Poll