Sport

Merkatoja e çmendur, Messi dhe Ronaldo ‘TRONDITËN’ tregun e transferimeve

29 Gusht 2021, 07:51 Nga DOSJA
Merkatoja e çmendur, Messi dhe Ronaldo ‘TRONDITËN’

TIRANË- Cilësohen si dy më të mirët e historisë së futbollit. Pikërisht Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin ato që tronditën merkaton e kësaj vere në një periudhë të shkurtër.

Më shumë bujë bëri largimi i Messit nga Barcelona, klub ku u rrit dhe fitoi gjithcka, por edhe rikthimi i Ronaldos tek Manchester United nuk mbetet pas. Messi i dha lamtumirën Barcelonës mes lotësh, me argjentinasin që donte të qëndronte por rregullat e La Ligas nuk e mundësuan nënshkrimin e kontratës së re. Më pas Messi u tramsferua tek PSG, një transferim që do cilësohet padyshim si një nga më i bujshmi në histori. 6 herë fituesi i ‘’Topit të Artë’’ u transferua tek PSG me parametra zero, pra klubi francez nuk shpenzoi asnjë qindarkë për të marrë në ekip ndoshta lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Një transferim i cmendur dhe që do ngelet gjatë në memorien e tifozëve.

Jo më pak i bujshëm ishte edhe rikthimi i Ronaldos tek Manchester United. CR7 u largua nga Juventus dhe u përfol shumë për një kalim tek Manchester City por në fund u zyrtarizua tek Manchester United. Ronaldo ka fituar gjithcka me Manchester United, ekip që e promovoi portugezin për herë të parë në sallonet e mëdha të futbollit. 5 herë fituesi i ‘’Topit të Artë’’ i kushtoi Manchesterit rreth 25 milionë euro për ta rikthyer në ekip. Të dyja këto transferime ndodhën me diferencë të vogël kohore mes tyre, por që do mbahen mend gjatë.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona cristiano ronaldo leo messi manchester united psg barcelona cristiano ronaldo leo messi manchester united psg

Sondazh

Poll