Sport

Superkupa e Shqipërisë, Duka: Ndeshje historike, provë e kaluar me sukses

29 Gusht 2021, 07:19 Nga DOSJA
Superkupa e Shqipërisë, Duka: Ndeshje historike, provë e kaluar

SHQIPERI – Dje u luajt finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Vllaznisë, që përfundoi me fitoren e ekipit durrsak 3-0. Në këtë ndeshje u përdor për herë të parë edhe sistemi VAR, që do vazhdojë të përdoret edhe gjatë gjithë kampionatit.

Pas finales së Superkupës, presidenti i FSHF Armando Duka bëri një status në ‘’Facebook’’ ku komplimentoi skuadrat për paraqitjen dhe se kjo ndeshje ishte historike për shkak se për herë të parë në Shqipëri u përdor sistemi VAR, që sipas Dukës kjo provë u kalua me sukses.

STAUSI I DUKËS:

Urime Teutës për fitimin e Superkupës së Shqipërisë! Një fitore e merituar për kampionët e vendit që e nisin sezonin e ri aty ku e lanë, por dua të komplimentoj gjithashtu Vllazninë, që bëri një paraqitje të mirë në këtë finale.
I kënaqur që sezoni nisi me një sfidë kaq të bukur dhe me rikthimin spektatorëve në stadiume, që i kishin munguar kaq shumë futbollit dhe skuadrave.
Kjo ndeshje ishte e veçantë e historike edhe për një tjetër aspekt.
Për herë të parë në Shqipëri u përdor Sistemi VAR në një ndeshje zyrtare. Një provë e kaluar me sukses dhe këtë sezon video-asistenti i arbitrit do të jetë i pranishëm në çdo ndeshje të Kategorisë Superiore.
Edhe një herë urime Teutës dhe suksese në sezonin e ri të gjitha klubeve!

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armando duka teuta vllaznia armando duka teuta vllaznia

Sondazh

Poll