Sport

Superkupa sjell sherr, tifozët e Vllaznisë përplasen me të Teutës, ndërhyn policia

28 Gusht 2021, 19:41 Nga DOSJA
Superkupa sjell sherr, tifozët e Vllaznisë përplasen me të

ELBASAN– Mbyllja e ndeshjes mes Teutës dhe Vllaznisë me rezultatin 3 me 0 për Durrësin nuk ka qenë mjaft e qetë. Mësohet se tifozët e tëdyja skuadrave janë përleshur në përfundimin e ndeshjes, për shkak të rezultateve.

Paraprakisht raportohet se kanë qenë tifozët e Vllaznisë ata që kanë sulmuar tifozët e Teutës, duke sjellë tension të lartë në sheshin e stadiumit “Elbasan Arena”.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të shpërndarë tifozët dhe për të ‘shuar’ konfliktet mes tyre. Deri më tani nuk bëhet me dije nëse ka pasur të plagosur apo të proceduar për ngjarjen në fjalë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport sherr ne elbasan arena sherr ne elbasan arena

Sondazh

Poll