Bota

Pritet të mbërrijë sot grupi i parë i afganëve në Kosovë, të gjithë ish-punonjës të NATO-s së bashku me familjet

29 Gusht 2021, 08:25 Nga DOSJA
Pritet të mbërrijë sot grupi i parë i afganëve në

KOSOVË– Pritet të mbërrijë sot në orën 19:00 grupi i parë i afganëve në aeroportin e Prishtinës.

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë dhe bëhet fjalë për rreth 100 persona të cilët kanë punuar si kontraktorë të NATO-s të cilët do të jenë së bashku me familjet e tyre.

Ende nuk bëhet e ditur se ku do të strehohen, por nga autoritetet kosovare është bërë e ditur se gjithsej do të presin rreth 2 mijë qytetarë afganë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”.

Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një numër afganësh që kanë punuar me forcat amerikane, të cilët ndjehen të frikësuar nga hakmarrja e talibanëve, që morën nën kontroll vendin pas tërheqjes së trupave të huaja.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora evakuimi i afganeve ne kosove lufta ne afganistan evakuimi i afganeve ne kosove lufta ne afganistan

Sondazh

Poll