Aktualitet

Luftë me zjarrin në Selenicë! Rrezikohen puset e naftës, zjarrfikës nga Vlora e Fieri punojnë për të shuar flakët

29 Gusht 2021, 05:11 Nga DOSJA
Luftë me zjarrin në Selenicë! Rrezikohen puset e naftës,

VLORË– Një vatër e madhe zjarri në fshatin Gërnec të bashkisë së Selenicës u aktivizua mbrëmjen e djeshme duke rrezikuar puset e naftës në zonën e Gorishtit.

Zjarrfikësit e Selenicës, të Vlorës por dhe të ndihmuar nga ata të Fierit janë munduar të shuajnë flakët për të mos avancuar drejt puseve që e bënë të pamundur fikjen.

Nuk dihet nëse zjarri është shuar mëngjesin e sotëm. Zjarret në vend ishin kritike për më shumë se 30 ditë në Shqipëri. Ato më aktivet dhe më të rrezikshmet ishin në Majën e Rrunës, Pukë, Mirditë, Kukës dhe në zona të tjera. Falë ndërhyrjes nga ajri dhe helikopterëve nga Holanda dhe Çekia u bë e mundur shuarja e disa prej tyre. Tashmë në vend kanë nisur dhe reshjet e shiut, ç’ka mund të ndihmojë në shuarjen vatrave të zjarrit që mund të jenë ende aktive.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet selenice zjarr ne selenice zjarret ne shqiperi selenice zjarr ne selenice zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll