Sport

VIDEO/ Nerva, penallti dhe kartona, Liverpool-Chelsea i prodhon të gjitha, por ekipet kënaqen me…

28 Gusht 2021, 18:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Nerva, penallti dhe kartona, Liverpool-Chelsea i prodhon të gjitha,

ANGLI– Liverpool-Chelsea ishte supersfida e javës së tretë të Premier League. Një përballje që prodhoi gjithçka, spektakël, kartona, por 90 minutëshi përfundoi me shifrat 1-1. Sfida do të niste mirë për Chelsea-n që do të zhbllokonte sfidën në minutën e 22′. Havertz do të shënonte golin e avantazhit duke dërguar topin në shtyllën e parë.

Liverpool reagoi në minutën e 45′ kur në zonën e Chelseat u krijua një rrëmujë, por mbrojtësi i bluve Reece James largoi topin nga vija fatale me dorë.Pasi rishikoi aksionin në VAR, arbitri akordoi penallti për vendasit dhe karton të kuq për mbrojtësin londinez, ndërsa nga pika e bardhë shkoi Mohamed Salah, që gjuajti saktë dhe riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë Liverpool ishte më këmbëngulës, por nuk arriti të shënonte. Një barazim që i shkon për shtat Chelsea-t duke parë inferioritetin numerik.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea liverpool premier league chelsea liverpool premier league

Sondazh

Poll