Aktualitet

Operacion anti-drogë në Sarandë, FNSH-të e Shqiponjat mësyjnë në banesa e biznese, kontrolle prej orësh

28 Gusht 2021, 20:55 Nga DOSJA
Operacion anti-drogë në Sarandë, FNSH-të e Shqiponjat

SARANDË– Dhjetëra forca policore të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ekipi i Shqiponjave, agjentë civilë dhe drejtues të Komisariatit të Sarandës po zhvillojnë një operacion anti-drogë në lagjen numër katër të qytetit jugor të Sarandës.

Mësohet se operacioni ka nisur në orën 18:00 dhe vijon prej pesë orësh. Uniformat e shtetit kanë mësyrë në banesa dhe po ushtrojnë kontrolle. Kontrolle gjithashtu po ushtrohen edhe në disa biznese në zonë.

Parapraisht bëhet me dije se operacioni ka në fokur goditjen e aktivitetit të shpërndarjes dhe trafikimit të drogave të forta. Informacionet e kanë çuar policinë në lagjen numër katër të Sarandës bregdetare.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacion antidroge ne sarande operacion antidroge ne sarande

Sondazh

Poll