Sport

VIDEO/ Balotelli nuk ndryshon kurrë! Sulmuesi italian nervozohet në stol dhe godet me grusht shokun e skuadrës

28 Gusht 2021, 17:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Balotelli nuk ndryshon kurrë! Sulmuesi italian nervozohet në

TURQI-Mario Balotelli vazhdon të mbetet i pandreqshëm. Sulmuesi aktivizohet në Turqi me skuadrën e Adana Demirspor dhe ndeshja e fundit ndaj Konyaspor nuk ka qenë ashtu siç priste futbollisti.

Lojtari u zëvendësua në minutën e 57′ ku shifrat ishin 0-0, ndërsa dy minuta nga zëvendësimi i tij, skuadra e Adana-s gjeti golin e avantazhit në minutën e 57′. Për të hequr kënaqësinë e fitores së parë në kampionat, Bardakci shënoi golin e barazimit për ekipin e Konyaspor.

Nga stoli Super Mario tregoi gjithë zhgënjimin e tij, duke sharë dhe madje duke goditur shokun e skuadrë ulur pranë tij. Në këtë pjesë të parë të aventurës së tij në Turqi, marrëdhënia e Balotellit me trajnerin Samet Aybaba sigurisht që nuk është më e mira (gjatë javës trajneri gjithashtu e kritikoi atë publikisht). Dhe ky reagim është vetëm konfirmim i telasheve që po vijnë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport adana demirspor balotelli turqi adana demirspor balotelli turqi

Sondazh

Poll