Sport

Nuk i rinovuan kontratën për shkak të moshës, Thiago Silva shfryn ndaj PSG: Edhe unë sa Ramos isha…

28 Gusht 2021, 15:44 Nga DOSJA
Nuk i rinovuan kontratën për shkak të moshës, Thiago Silva

PARIS-Thiago Silva nuk e harron largimin e dhimbshëm nga PSG. Pas tetë vitesh, drejteusit e klubit francez e injoruan lojtarin, duke mos i rinovuar kontratën, për të mos harruar se mbrojtësi ishte blerja e parë e sheikut Al-Khelaifi dhe për shumë sezone ishte kapiten i skuadrës. Në një intervistë për ESPN,Thiago Silva nuk u tregua i butë ndaj klubit francez, pasi sipas tij gjithçka lidhet me mos rinovimin e kontratës.

Drejtuesit nuk kishin ndërmend t’i ofronin një marrëveshje dy-vjeçare mbrojtësit për shkak të moshës. Braziliani u largua nga Parisi 35-vjeç dhe për ironi të fatit, drejtuesit firmosën me Sergio Ramos që është në të njëjtën moshë me Silvan dhe i ofruan kontratë 2-vjeçare.

“Unë mendoj për gjithçka që ndodhi. Unë nuk kam asgjë kundër Sergio Ramos, por Sergios, kur i ofruan një kontratë për dy vjet, ishte në të njëjtën moshë si unë vitin e kaluar. Ende nuk po e kuptoj dhe kjo gjë më ka trishtuar shumë.

Nuk treguan respekt, është sikur të mos kisha bërë asgjë për PSG-në. Shumë tifozë besuan se unë qëndroja te Parisi për para, por nuk ka asgjë të vërtetë, te Chelsea fitoj më pak se gjysma.Ankohem se PSG nuk tregoi më shumë ndjeshmëri në lidhje me lamtumirën time. Nuk ishin tetë ditë ose tetë muaj, por tetë vjet fitore dhe punë “. Përfundon mbrojtësi brazilian.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport psg ramos thiago silva psg ramos thiago silva

Sondazh

Poll